ALBTIME.COM

Shqip dhe në kohe

Publikohen emrat e të burgosurve të Goli Otokut

30a2d572c55dc67ad1a131ed194b27d1
Lajme

10.01.2014 08:22

Burimi:

Dergoja shokut







Arkiva Shtetërore e Kroacisë ka publikuar listën e të gjithë të burgosurve të burgut famëkeq Goli Otok në ish-Jugosllavi.

Portali “noviplamen.net” ka publikuar emrat e 16.101 të burgosurve, 413 prej tyre kanë ndërruar jetë gjatë vuajtjes së dënimit. Nga të burgosurit kanë qenë serb, kroat, shqiptarë, slloven dhe maqedonas, por edhe të burgosur të nacionaliteteve të tjera.

Burgu ishte i shtrirë në  ujdhesën Goli Otok, që ka qenë burgu më famëkeq i ish Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ky burg ka qenë me shenjën „strogo poverlivo“ (shumë  konfindenciale). Rasti i burgut famëkeq është zbardhur me detaje të reja, pasi që Kroacia nga viti i kaluar është vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Të burgosurit kryesisht ishin aktivistë politik kundër sistemit të asaj kohe dhe që promovonin projekte nacionaliste dhe për ndarjen e federatës Jugosllave.

Ujdhesa Goli Otok që shtrihet në Kroaci është e gjerë afër 2 kilometra dhe po aq edhe e gjatë. Vetëm 1 / 4 e ujdhesës ka qenë pjesë aktive e punueshme. Në gjithë rrethin ujdhesës gjenden bunkerët e betonit. 


Më të rejat nga Lajme

210x150
Botë
Obama do të takojë liderët afganë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Barack Obama do të takojë liderët e qeverisë së unitetit të Afganistanit në Shtëpinë...

28.02.2015 11:51


210x150
Maqedoni
Janakievski hedh poshtë akuzat

Incizimet që u prezantuan dje mbi rastin “Kosmos” janë kurdisje nga shërbimet e huaja, që Zoran Zaev i pë...

28.02.2015 11:47


210x150
Botë
UNCHR paralajmëron Gjermaninë: mos i refuzoni në mënyrë paushalle azilkërkuesit kosovarë!

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka paralajmëruar Gjermaninë që të mos refuzujë në...

28.02.2015 11:23


Mos lëshoni